Pogradec Albania - Yours to Discover
Faqja e pare
Harta e Pogradecit
Kontakt
 

Permbajtja
POGRADECI BLOG
BARE

Perse Pogradec.info?

- Cmime te uleta

- Pa parapagim

- Pa takse rezervimi

- Ndodhemi ne Pogradec.

- Ju ofrojme gjithe informacionin e nevojshem


Guida e POGRADECi t - Arkeologjia

•  Pogradeci

Pogradec Archaeology - Varret e Selces

Pogradeci dhe zona afer tij, kane qene vendbanime te rendesishme ne lashtesi. Kjo treve ka qene e banuar nga fiset Ilire mbi 2000 vjet para lindjes se Krishtit (BC)

Gjurme te kesaj lashtesie gjenden afer Buqezes, ku ndodhen disa palafite prehistorike te ndertuara mbi siperfaqen e ujit.

Varret monumentale te Selces se Siperme dhe zbulimet e tjera arkeologjike, flasin per nje rajon teper te zhvilluar ne lashtesi. Ketu ka jetuar dhe eshte varrosur edhe mbreti ilir Klit.

Sipas burimeve te antikitetit, kjo zone ka qene e banuar nga Fiset Ilire te Enkelejve dhe Desareteve. Ne kete rajon ne fund te shekullit V (BC), u formua nje shtet i fuqishem Ilir, me vendbanime dhe keshtjella rrotull Liqenit te Ohrit si: Enkelana, Lyhnidos, Pelion, Sation, Baos etj. Keto qendra kane luajtur nje rol te rendesishem ne lufterat Iliro-Maqedonase dhe Iliro Romake. Neper kete zone kalonte ne antikitet edhe rruga e famshme Egnatia, e cila lidhte Romen me Kostandinopojen.

Ne koder, siper qytetit ndodhet vendi i quajtur Kalaja e Pogradecit. Kalaja ka qene e banuar qe ne shekullin V para Krishtit (BC). Ka qene e banuar deri ne shekullin X , kohe pas te ciles banoret zbriten me afer Liqenit, te cilin Romaket e quajten Lyhnidos , qe do te thote Liqeni i Drites.

__________________________________________________

•  Blaca

Afer Malit te Thate, ne te majte te rruges nacionale Pogradec - Korce, 2-3 km nga Lapidari i Grabovices, ndodhet fshati i Blaces. Dy kodra te quajtura "Kulla" dhe "Shpati", ndodhen ne veri te fshatit. Ne maje te te dy kodrave ndodhen gjurme vendbanimesh te lashta. Nje mur 1.5 km i gjate rrethonte keshtjellen. Ketu jane gjetur ene gatimi, gure mulliri, dhe vegla pune qe i perkasin shekullit te VII-VIII para Krishtit (BC)

__________________________________________________

•  Lini

Lini eshte nje gadishull i vogel por shume piktoresk me nje fshat me te njejtin emer, ne pjesen perendimore te Liqenit te Ohrit. Jeta ne gadishullin e Linit daton ne fillimet e peridhes se Hekurit, dhe atehere mendohet qe Lini ka qene nje ishull i lulezuar. Ne pjesen e siperme te gadishullit, zbulimet arkeologjike nxorren ne drite nje mozaik shume te vecante qe i perket shekullit te IV-V, kohes se sundimit te Perandorit Romak me origjine ilire Justinianit. Mozaiku i Linit ndodhet ne toke dhe ka disa figura si zogj, peshq e zbukurime te tjera te punuara me shume finese.

__________________________________________________

•  Selca e Poshtme

Ne fund te Qafes se Thanes, duke shkuar nga Pogradeci per ne Tirane, nese merrni rrugen ne te majte mund te vizitoni Selcen e Poshtme dhe pese varret monumentale te antikitetit. Keshtjella duke qene ne nje vend dominues per Luginen e Shkumbinit ka luajtur nje rol paresor gjate luftes Iliro - Romake dhe Iliro - Maqedonase. Zbulimet arkeologjike nxorren ne drite 5 varre monumentale te germuara ne shkemb, qe flasin per nje shoqeri me nivel te larte ekonomiko - kulturor te shekullit IV-III para Krishtit (BC) . Ketu mendohet te jete varrosur edhe mbreti ilir Klit, sunduesi i Pelionit te lashte.

__________________________________________________

•  Ura e Golikut

Kur kthehesh ne te majte te rruges Qafa e Thanes-Tirane dhe ndjek rrugen e fshatit ju mund te shijoni luginen piktoreske te lumit Shkumbin. Ne afersi te fshatit Golik do te gjeni nje ure te lashte qe daton shekullin XVII e njohur si Ura e Golikut.

Kjo ure elegante me tre harqe eshte ndertuar me nje arkitekture te veçante. Prane saj kalon Rruga Egnatia.

__________________________________________________

•  Potkozhani

Potkozhani eshte nje fshat shume interesant ne rajonin e Pogradeci t. Shtepite jane shume te bukura, te bera prej guri dhe te mbuluara me plloça. Rruget midis tyre jane te ngushta dhe te shtruara me kalldrem, nderkohe qe pjergullat dhe pemet e manit mbulojne muret dhe varen mbi rrugicat. Banoret mikprites te fshatit ofrojne akomodim per turistet ne shtepite e tyre dhe ushqim tradicional me specialitete te ndryshme vendase. Ne mes te fshatit eshte Kisha e Shen e Premtes me varrezat e vjetra qe kane kryqe guri te gdhendura me mjaft mjeshteri.

__________________________________________________ Lart

•  Kisha e Shen Bitrit

Kisha mesjetare e Shen Dhimitrit, qe vendasit jane mesuar ta therrasin kisha e Shen Bitrit, ndodhet disa qindra metra larg fshatit Potkozhan. Kjo ndertese e vogel prej guri, mbuluar me plloça eshte me vlera unikale persa i perket dy kupolave te vogla ne anen lindore dhe murit shume te veçante pikturuar me afreske ne pjesen e brendshme te tij. Edhe pse afresket jane demtuar, vizitoret perseri mund te admirojne misterin dhe bukurine e shenjtoreve pikturuar ne muret e tij.

__________________________________________________ Lart

•  Rruga Egnatia

Ne territorin e rajonit te Pogradecit ndodhen disa degezime te Rruges Egnatia, rruga e famshme qe ne antikitet lidhte Romen me Kostandinopojen. Ka disa ura dhe fragmente te kesaj rruge te lashte qe fillojne nga ura e Golikut, ura e Terziut ne Proptisht, ura ne luginen e Llenges dhe ura e Nices. Neper kete rruge ka kaluar Apostulli Paul, ne udhetimin e tij ne Iliri. Rruga dallohet prej gureve te medhenj qe i gjejme ne gryken e Llenges, prane lugines se Lumit Shkumbin.

__________________________________________________ Lart

•  Manastiri i Shen Marenes

Kisha dhe manastiri i Shen Marenes ndodhen ne veri te fshatit Llenge, zone e Pogradecit, me nje pamje dominuese ne maje te malit mbi lumin Shkumbin. Kisha eshte nje ndertese e vogel afersisht 8-12 metra e gjate. Altari eshte i ndare nga pjesa qendrore e kishes me nje ikonostas druri 6 m te gjere dhe 4 m te larte. Ikonostasi eshte gdhendur me motive luleje. Gjithe pjesa e brendshme e kishes eshte e mbuluar me afreske qe i perkasin dores se mjeshtrit te ketyre zonave, Kostandin Shpataraku.

__________________________________________________ Lart

 

www.pogradec .info - Guida e Pogradecit ne Internet. Informacion i plote mbi Pogradecin, Hotelet ne Pogradec, Akomodimi ne Pogradec, transporti ne pogradec, arti dhe kultura e Pogradecit. Foto nga Pogradeci, Restorante, Bare dhe Pub ne Pogradec, Harta e Pogradecit. Lasgush Poradeci Poezi, Poezi nga Mitrush Kuteli. Liqeni i Ohrit, Peshku i mrekullueshem Koran qe rritet ne Liqenin e Ohrit, receta gatimi nga Pogradeci. Biznesi i Pogradecit, foto dhe pamje nga Pogradeci.arkeologjia e pogradeci t. mozaiket e linit, iliret, enkelejte, dasaretet.

Raiffeisen Bank Pogradec Albania
ProCredit Bank Pogradec Albania
 
 
 
All rights reserved Pogradec.info-2006©
info@pogradec.info