Ekspozite Pikture - Paris '07- Taso
Ne kuadrin e Diteve te Frankofonise, piktori pogradecar Anastas Kostandini – TASO, celi ekspoziten e tij vetjake me 50 punime ne teknika te ndryshme: peisazhe direkte ne vaj, seri vizatimesh, instalacione, kolazhe, fotografi dhe performime te kolazhit.
Udhetimi permes disa qyteteve franceze dhe vecanerisht Parisit, beri te mundur kete ekspozite - Paris '07.
Ne Qendren Kulturore “Lasgush Poradeci”, ne pranine e shume vizitoreve , ne Galerine e Arteve, u cel kjo Ekspozite shume e vecante, qe do te jete pergjate 2 javesh.
Gjate muajit nentor te vitit qe shkoi, kjo Ekspozite u cel fillimisht ne Korce, gjate pervjetorit te themelimit te Liceut Francez.
PARISI, QYTETI QE KA NDRICUAR ERRESIREN E BUNKERIT SHQIPTAR.
(Fjala e mbajtur ne ceremonine e celjes se Ekspozites nga Anastas Kostandini - TASO)
Imazhi i Parisit, Kryeqytetit te artisteve, gjithmone magjik ne dimensionin e vet human dhe kulturor, deperton ne zemer te bunkerit komunist shqiptar pergjate viteve te izolimit te madh.
Student ne Akademine e Arteve te Bukura , ne Tiranen e asaj kohe, permes botimeve Franceze te Skiras dhe Flamarion, une shikoja nje dritare drejt artit modern, kubist dhe abstrakt. Sikurse dhe skenat e filmave franceze, do te vizatonin ne imagjinaten time kete qytet legjendar dhe te pakrahasueshem te artit. Megjithate te doje te udhetoje drejt ketij vendi , mbetej krejtesisht sureale per shkak te mbylljes hermetike te vendit tim.
Me te ndryshuar regjimi, munda te bej udhetimin tim te pare ne vitin 1996, per nje ekspozite kolektive me artiste shqiptare ne Chambery dhe Belley, kurse ne vitin 2000 pashe me ne fund Parisin dhe munda te prek misteret e artit ne Louver dhe d'Orsey.
Kam realizuar shume vizatime ne rruget e Parisit dhe ndihesha i lumtur qe pata mundesine te punoja atje ku mjeshterit e medhenj te impresionizmit, paten zbuluar driten dhe ngjyrat e reja te Artit.
Ne vitin 2001 ekspozova dy tablo ne Carrousel du Louvre. Ekspozita “ Paris '07” permbledh kete aventure pariziane dhe rigrupon te gjitha reagimet artistike dhe njerezore rreth ketij qyteti.
Vizitat e mia te tashme ne Paris realizohen permes vajzes sime, studente e Historise se Artit ne Sorbone.
Ajo me mban nen kontaktin e vazhdueshem te artit te tanishem, duke zbuluar Parisin ne nje tjeter veshtrim.
Arti im, qe realizohet ne nje province, ka nevoje urgjente dhe te vazhdueshme te jete nen ndikimin e sharmit Parizian.
Per te pare me teper nga kjo ekspozite klikoni ketu... .
www.pogradec.info - Guida e Pogradecit ne Internet. Informacion i plote mbi Pogradecin, Lista e plote e fituesve te Llotarise Amerikane dv 2007, Fituesit e LLotarise Amerikane te vitit 2007, Perfituesit e green card usa per dv 2008. pogradeci, liqeni i ohrit.
|
|