Perse Pogradec.info?
- Cmime te uleta
- Pa parapagim
- Pa takse rezervimi
- Ndodhemi ne Pogradec.
- Ju ofrojme gjithe informacionin e nevojshem .
|
|
Pogradeci - Weblog |
|
|
Ekspozite Pikture - Paris '07- Taso
Ne kuadrin e Diteve te Frankofonise, piktori pogradecar Anastas Kostandini – TASO , celi ekspoziten e tij vetjake me 50 punime ne teknika te ndryshme: peisazhe direkte ne vaj, seri vizatimesh, instalacione, kolazhe, fotografi dhe performime te kolazhit.
__________________________________________________
Udhetimi permes disa qyteteve franceze dhe vecanerisht Parisit, beri te mundur kete ekspozite - Paris '07.
Ne Qendren Kulturore “Lasgush Poradeci”, ne pranine e shume vizitoreve , ne Galerine e Arteve, u cel kjo Ekspozite shume e vecante, qe do te jete pergjate 2 javesh.
Gjate muajit nentor te vitit qe shkoi, kjo Ekspozite u cel fillimisht ne Korce, gjate pervjetorit te themelimit te Liceut Francez.
PARISI, QYTETI QE KA NDRICUAR ERRESIREN E BUNKERIT SHQIPTAR.
(Fjala e mbajtur ne ceremonine e celjes se Ekspozites nga Anastas Kostandini - TASO)
Imazhi i Parisit, Kryeqytetit te artisteve, gjithmone magjik ne dimensionin e vet human dhe kulturor, deperton ne zemer te bunkerit komunist shqiptar pergjate viteve te izolimit te madh.
Student ne Akademine e Arteve te Bukura , ne Tiranen e asaj kohe, permes botimeve Franceze te Skiras dhe Flamarion, une shikoja nje dritare drejt artit modern, kubist dhe abstrakt. Sikurse dhe skenat e filmave franceze, do te vizatonin ne imagjinaten time kete qytet legjendar dhe te pakrahasueshem te artit. Megjithate te doje te udhetoje drejt ketij vendi , mbetej krejtesisht sureale per shkak te mbylljes hermetike te vendit tim.
Me te ndryshuar regjimi, munda te bej udhetimin tim te pare ne vitin 1996, per nje ekspozite kolektive me artiste shqiptare ne Chambery dhe Belley, kurse ne vitin 2000 pashe me ne fund Parisin dhe munda te prek misteret e artit ne Louver dhe d'Orsey.
Kam realizuar shume vizatime ne rruget e Parisit dhe ndihesha i lumtur qe pata mundesine te punoja atje ku mjeshterit e medhenj te impresionizmit, paten zbuluar driten dhe ngjyrat e reja te Artit.
Ne vitin 2001 ekspozova dy tablo ne Carrousel du Louvre. Ekspozita “ Paris '07” permbledh kete aventure pariziane dhe rigrupon te gjitha reagimet artistike dhe njerezore rreth ketij qyteti.
Vizitat e mia te tashme ne Paris realizohen permes vajzes sime, studente e Historise se Artit ne Sorbone.
Ajo me mban nen kontaktin e vazhdueshem te artit te tanishem, duke zbuluar Parisin ne nje tjeter veshtrim.
Arti im, qe realizohet ne nje province, ka nevoje urgjente dhe te vazhdueshme te jete nen ndikimin e sharmit Parizian.
Per te pare me teper nga kjo ekspozite klikoni ketu... .
__________________________________________________
|
Theofania - Festa e Pagezimit te Shpetimtarit - Hedhja e Kryqit
Gjashte Janari eshte nje dite e shenuar per te gjithe te Krishteret Ortodokse. Ne kete dite festohen dhe perkujtohen dy ngjarje shume te rendesishme per besimin e krishtere orthodhoks. Kemi pagezimin e Jezu Krishtit dhe Shfaqjen e Perendise Triadike, Atit Birit dhe Shpirtit te Shenjte (Theo-Perendi – Fania- Shfaqja).
Kjo feste fillon me kryerjen e Liturgjise Hyjnore ne te dyja kishat e qytetit dhe pas mbarimit te Liturgjise Hyjnore dhe ardhjes se Mitropolitit te Korces, te dyja grupet me besimtaret nga te dyja kishat takohen buze liqenit dhe te gjithe se bashku klerike dhe laike drejtohen per tek vendi ku do te hidhet kryqi qe per qytetin e bukur te Pogradecit eshte vendosur te jete nje ure.
Pergjate gjithe rruges qe pershkohet buze liqenit syri te has ngjyra te ndryshme nga veshjet e ndriteshme te klerikeve gjithashtu ka edhe shume besimtare qe mbajne ikona te ndryshme dhe kendojne vargje nga dhiata e re ku me i perserituri eshte psalmi i kesaj feste, i cili tregon se si vete Zoti Isu Krisht shkon dhe pagezohet ne lumin Jordan nga Joan Pagezori dhe nderkohe kemi shfaqjen e misterit te Trinise se Shenjte. Me mberritjen tek ura, vendi ku do te hidhet kryqi, mitropoliti pasi lutet qe Perendia te bekoje liqenin ashtu siç u bekua lumi Jordan, hedh kryqin prej druri brenda ne liqen. Aty ndodhen disa te rinj te cilet perpiqen kush do ta kapi i pari kryqin dhe te marre keshtu edhe bekimin e Perendise.
Duhet theksuar se ne kete dite te gjithe ujrat jane te bekuara dhe keshtu qe shume pogradecare mbushin enet dhe shishet me ujin e liqenit per te sperkatur shtepite e tyre duke i bekuar.
Shiko Pamje nga kjo dite e shenuar.
Derguar nga vasil_j@hotmail.com
__________________________________________________ |
Monumenti i Lasgush Poradecit
Ne ditelindjen e tij te 107, Lasgushi kthehet ne Pogradecin e tij.
Shtatorja, 3 meter e 40 cm e larte, ngrihet ne sheshin buze liqenit te Pogradecit. Me veshtrimin drejt liqenit ky monument eshte misherim i perkryer i figures se poetit, nga i madhi i skulptures shqiptare, Mumtas Dhrami.
Kjo shtatore rrefen per gjithcka te poetit. Me koken e tij paksa te kthyer, per te veshtruar liqenin me bisht te syrit! Bastuni, qeni e shalli, pardesyja e gjate qe per pak cek token, libra dhe fletushka, doreshkrime qe “i rendojne” xhepin Lasgush Poradecit. Vete jeta rrefehet ne kete monument.
__________________________________________________
|
Nese deshironi ti shtoni dicka ketij weblog, ju lutemi na shkruani :
__________________________________________________ |
|
|
|
|
www.pogradec.info - Guida e Pogradecit ne Internet. Informacion i plote mbi Pogradecin, Hotelet ne Pogradec, Akomodimi ne Pogradec, transporti ne pogradec, arti dhe kultura e Pogradecit. Foto nga Pogradeci, Restorante, Bare dhe Pub ne Pogradec, Harta e Pogradecit. Lasgush Poradeci Poezi, Poezi nga Mitrush Kuteli. Liqeni i Ohrit, Peshku i mrekullueshem Koran qe rritet ne Liqenin e Ohrit, receta gatimi nga Pogradeci. Biznesi i Pogradecit, foto dhe pamje nga Pogradeci. Lajme nga Pogradeci
|
|
|
|
|
|